Për të prekurit nga dhuna
Përjetoni dhunë? Jeni të dëshpëruara dhe nuk dini kujt t’i drejtoheni për ndihmë?
Të gjithë kemi të drejtë të jetojmë një jetë pa dhunë. Ekzistojnë mundësi për t’u mbrojtur nga dhuna! Ne jemi këtu për t’ju këshilluar dhe për t’ju mbështetur.
Brava mund t‘ju ndihmojë juve
Ju do të merrni këshillim nga një specialiste me përvojë.
Ne ju këshillojmë në gjuhën amtare ose nëpërmjet përkthyeses.
Ne ju ndërmjetësojmë një qendër këshillimi të përshtatshme në rajonin tuaj.
Ju vendosni vetë se çfarë dëshironi të bëni.
Gjithashtu këshillimet mund të mbeten anonim.
Kontakti në raste urgjente (Linjat telefonike të ndihmës gjatë 24 orëve)
Frauenhäuser Schweiz [shtëpitë strehimore të grave në Zvicër] (disa nuk kanë 24 orë gadishmëri
117 Policia
143 Die Dargebotene Hand [linje këshilluese për të gjithat njerërzit në nevojë]
Qendrat ndihmëse për viktimat
Këshillimi nëpërmjet telefonit
E martë – e enjte 14.00 - 16.00
076 725 91 21
Për të afërm
Ne ofrojmë këshillim gjithashtu për të prekurit nga dhuna specifike gjinore në mjedisin tuaj privat. Me kënaqësi ju këshillojmë nëpërmjet telefonit ose me E-mail. Këtë shërbim jua ofrojmë falas.
Brava ofron këshillim për:
Të afërmit;
Shokë/shoqe;
Persona të tjerë nga rrethi i të njohurve të prekurit.
Brava ju ofron juve:
Informacione sqaruese;
Zhvillimin e mundësive të veprimit;
Lidhjen me qendrat në rajonin tuaj.
Këshillim me anë të telefonit:
E martë – e enjte 14.00 - 16.00
076 725 91 21
Për specialistët
Ne ju këshillojmë që të mbështetni të prekurit nga dhuna specifike gjinore në vendin tuaj të punës. Ju këshillojmë nëpërmjet telefonit dhe me E-Mail. Oferta është falas.
Brava ofron këshillim për:
Mësues/mësuese;
Punonjës/punonjëse për të rinjtë;
Punëdhënës/punëdhënëse;
Persona të tjerë specialistë.
Brava ju ofron juve:
Informacione sqaruese;
Zhvillimin e mundësive vepruese;
Lidhjen profesionale me qendrat në rajonin tuaj.
Këshillimi me telefon
E martë – e enjte 14.00 - 16.00
076 725 91 21